Video përmbledhëse: Rastet kur Ramos ka dashur t’i jap fund karrierës së Messit

Sergio Ramos dhe Lionel Messi janë përballur shumë herë viteve të fundit, në përplasjet mes Real Madridit dhe Barcelonës, si në La Liga, Kupën e Mbretit dhe në Ligën e Kampionëve.

Sport

14/12/2019 14:09

Në një video të vetme janë përmbledhur disa ndërhyrje të Ramos në Messin, që të bëjnë të mendojnë se spanjolli nuk ka pasur tjetër synim në këto ndeshje, veç që t’i jap fund karrierës së argjentinasit.

Video që nuk është më e gjatë se dy minuta, tregon më së miri ndërhyrjet e Ramos ndaj Messit, që janë të dhunshme, të gabuara dhe cinike.

Ndoshta kjo ka qenë edhe mënyra e vetme për të ndalur Messin?

Palët do të vihen përballë njëri tjetrit edhe të mërkurën e javës së ardhshme, në përballjen El Clasico që luhet në ‘Camp Nou’./Lajmi.net/