Video nga aksioni “Celula” që arrestoi sot 9 persona të dyshuar për lidhje me ISIS’in

Imami Rexhep Memishi i cili deri më tani mbante jashtë kontrollit të Bashkësisë Fetare Islame dy xhami në Shkup, është në mesin e 9 të arrestuarve në aksionin e policisë së Maqedonisë të koduar si “Celula”.

Lajme

06/08/2015 18:36

Edhe 7 persona i kanë ikur policisë, ndërsa 20 llogaritet se janë aktualisht duke luftuar në Siri dhe Irak, raportohet nga Shkupi.

Policia ka ngritur dyshime për lidhje të të arrestuarve me grupin ISIS, ndërsa ka mohuar ekzistimin e kampeve trajnuese në Maqedoni.

Ambasada amerikane dhe Kryemyftiu nga Tirana kanë mbështetur aksionin, ndërsa asnjë parti ose shoqatë e shqiptarëve në Maqedoni nuk ka kontestuar atë.

Në videon e më poshtme mund të ndiqni pamje ekskluzive të aksionit të policisë maqedonase.

YouTube player