Video historike e gjeneralit gjerman që iu dha afat serbëve: Ky është një urdhër, keni 28 minuta të largoheni
Kosova shënon sot Ditën e Çlirimit. 25 vite pas çlirimit nga okupatori serb në Kosovë pati ndryshime të shumta, pro padyshim kujtimet e atyre që përjetuan luftën do të mbetën çdoherë. Jakub Bielamowicz, një ndër analistët e njohur të gjeopolitikës dhe studiues i Ballkanit Perëndimor ka rikujtuar një video historike të ditës së çlirimit të…

Lajme
Kosova shënon sot Ditën e Çlirimit. 25 vite pas çlirimit nga okupatori serb në Kosovë pati ndryshime të shumta, pro padyshim kujtimet e atyre që përjetuan luftën do të mbetën çdoherë.
Jakub Bielamowicz, një ndër analistët e njohur të gjeopolitikës dhe studiues i Ballkanit Perëndimor ka rikujtuar një video historike të ditës së çlirimit të Kosovës.
Ai ka risjell pamje nga momenti kur një komandant gjerman i largon trupat serbe nga Prizreni për vetëm gjysmë ore, transmeton lajmi.net.
Analisti thotë se kjo video të cilën e ka shpërndarë në platformën X, nuk do të ‘plaket’ kurrë.
Helmut Harff komandoi trupat gjermane, të cilat hynë në Kosovë në qershor 1999, pasi NATO kishte bombarduar Serbinë 78 ditë me radhë dhe e kishte detyruar të largojë forcat e saj nga Kosova. Legjendar është debati i gjeneralit Harff me një komandant të ushtrisë serbe, i cili fillimisht kishte refuzuar të lironte pikën kufitare të Morinës. Harff i tha oficerit serb se i “keni 30 minuta” për t’u larguar. Debati vazhdoi edhe pak dhe Harff tha: “Ky është fundi i muhabetit. I keni edhe 28 minuta”. Serbët u larguan.
Legjendar është debati i gjeneralit Harff me një komandant të ushtrisë serbe, i cili fillimisht kishte refuzuar të lironte pikën kufitare të Morinës.
“Sa minuta ju duhen që të largoheni?”, -pyet gjenerali gjerman komandantin serb.
“Gjashtë orë”, replikoi komandanti serb.
“Kjo nuk është e mundur. Keni edhe 28 minuta” , -tha gjenerali gjerman.
“Por na duhet një dokument për municionin që po lëmë pas” , – replikon përsëri serbi.
“Ky është një urdhër” , -tha ai.

It really never ever gets old.
A quarter-century ago, German commander Helmut Harff tells Serbian troops in Prizren they have only 30 minutes to leave Kosovo.
After exchanging a few words: Time’s running out. That’s the end of the discussion. Now, you have only 28 minutes left. pic.twitter.com/8C5DQpqXER
— Jakub Bielamowicz (@KubaBielamowicz) June 12, 2024