Vidal, shumë pranë Man Utd

Arturo Vidal është më afër se kurrë që t’i bashkohet Manchester Unitedit. Madje, mediat e huaja shkruajnë se mesfushori kilian i ka kaluar testet mjekësore te “Djajtë e Kuq”.

Sport

31/07/2014 13:35

Arturo Vidal është shumë pranë transferimit në Manchester United. Madje, mediat e huaja shkruajnë se mesfushori kilian i Juventusit i ka kaluar testet mjekësore te “Djajtë e Kuq”.

Vidal ishte objektivi kryesor i United këtë verë, përkundër insistimit të Juventusit për ta mbajtur në Torino.

Mirëpo, duket se futbollisti është i vendosur të lëvizë drejt Old Traffordit.

27 jeçari vuajti nga një lëndim në gju dhe në nyjën e këmbës në të kaluarën, prandaj gjiganti anglez e testoi me kujdes gjendjen e futbollistit, para nënshkrimit të kontratës.

Vidalit i janë premtuar 200 mijë funte në javë tek United, ndërsa klubi anglez pritet ta nënshkruajë marrëveshjen me Juventusin shumë shpejt.