Vidal nuk shitet

Arturo Vidal nuk do të largohet nga Juventus, në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës. Mesfushori i shumëkërkuar nga Manchester United do të mbetet te kampioni i Italisë.

Sport

28/08/2014 20:59

Arturo Vidal nuk do të shitet në ditët e fundit të këtij afati kalimtar të verës.

Mesfushori kilian, i shumëkërkuar nga Manchester United, u ka thënë të afërmve të tij se dëshiron të mbetet në Juventus. Sipas “Sky”, Vidal u ka thënë disa familjarëve dhe bashkëlojtarëve të tij se do të mbetet në Torino.

Po ashtu, pas përfundimit të shortit që përcaktoi grupet e edicionit të ardhshëm të Ligës së Kampionëve, drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Giuseppe Marotta zbuloi se klubi nuk e ka ndërmend të lejojë largimin e Vidalit.

“Katër ditë para mbylljes së afatit kalimtar është e pakuptimtë të flitet për largimin e Vidalit”, u shpreh ai.