Vidal nënshkruan fanellën e Man Utd
Arturo Vidal ka nënshkruar fanellën e një tifozi të Manchester Unitedit në Sydney, ku Juventus zhvilloi sot një ndeshje miqësore kundër skuadrës së A-League All Stars.

Sport
Vazhdon telenovela, me të njëjtin protagonist, Arturo Vidal.
Mesfushori kilian, në qendër të spekulimeve të vazhdueshme rreth transferimit nga Juventus në Manchester United, i ka shtuar ato duke nënshkruar fanellën e një tifozi të gjigantit anglez.
Në Sydney, ku Bianconerët zhvilluan një ndeshje miqësore kundër skuadrës së A-League All Stars, Vidal nuk luajti për shkak se ende ka telashe me gjurin.
Por, ai pati fuqi që të shkojë deri tek një tifoz i Unitedit për ta nënshkruar fanellën e tij.
Tifozët e Unitedit shpresojnë që së shpejti Vidal të nënshkruajë edhe kontratën në Old Trafford.