Vidal: Mund ta fitoj Ligën e Kampionëve me Bayernin

Mesfushori i ri i Bayern Munichut, Arturo Vidal ka thënë se ai mund ta fitojë Ligën e Kampionëve me këtë skuadër.

Sport

28/07/2015 16:28

Vidal ka thënë se mund ta fitojë Ligën e Kampionëve me skuadrën e Bayernit.

“Unë jam shumë i lumtur. Ky është një hap i ri në karrierën time dhe unë shpresoj se do të bëj mirë këtu”, tha Vidal për media.

“Unë dua të vazhdoj të përmirësohem si lojtar dhe të fitoj trofe të rëndësishme si Ligën e Kampionëve. Unë mendoj se mundësia më e mirë për të bërë këtë gjë është me Bayernin”, përfundoi Vidal.