Vidal, mos u largo

10:45 | 10 Gusht 2014

Vidal dhe Pogba

Paul Pogba i ka bërë thirrje bashkëlojtarit të tij Arturo Vidal që mos të largohet nga Juventus, në drejtim të Manchester Unitedit, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Ylli i Juventusit, Paul Pogba shpreson se bashkëlojtari i tij Arturo Vidal, nuk do të largohet nga klubi gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Reprezentuesi kilian kërkohet nga Manchester United dhe ende nuk është vendosur statusi i tij për edicionin e ardhshëm.

Ndërsa, Pogba i ka bërë thirrje që të mbetet në Torino.

“Shpresoj që Arturo të mbetet me ne. Në grup sigurisht se nuk flasim rreth mundësisë së largimit të tij”, deklaroi Pogba për të përditshmen sportive italiane “Gazzetta dello Sport”.

Pogba u shpreh i kënaqur me aventurën e tij me Francën në Kampionatin botëror.

“Aventura me Francën më ka ndihmuar të zhvillohen edhe më shumë”, shtoi ai.

Mesfushori po ashtu lavdëroi punën fillestare me trajnerin e ri Massimiliano Allegri.

“Allegri na kërkon më shumë gola, ai kërkon angazhim maksimal. Ka mentalitet gjithnjë e më fitues”, përfundoi Pogba.