Vidal mbi Xavin e Iniestën

Mesfushori i Juventusit, Arturo Vidal ka thënë se nuk ekziston asnjë futbollist më i mirë në rolin e tij, madje as dyshja e Barcelonës, Xavi Hernandez dhe Andres Iniesta. Ylli kilian është një prej futbollistëve kryesor në ekipin e Antonio Contes për stinorin e tretë të njëpasnjëshëm. Mirëpo, ai nuk ka zënë vend në ekipin…

Sport

22/01/2014 09:43

Mesfushori i Juventusit, Arturo Vidal ka thënë se nuk ekziston asnjë futbollist më i mirë në rolin e tij, madje as dyshja e Barcelonës, Xavi Hernandez dhe Andres Iniesta.

Ylli kilian është një prej futbollistëve kryesor në ekipin e Antonio Contes për stinorin e tretë të njëpasnjëshëm. Mirëpo, ai nuk ka zënë vend në ekipin më të mirë të shpallur nga FIFA. Vidal nuk brengoset, ai ndihet më i miri.

“Është e thjeshtë. Në pozitën time jam më i miri në botë”, deklaroi Vidal për Sport Bild.

Vidal fillimisht u ftua të krahasoj vetëm me mesfushorë si Bastian Schweinsteiger dhe Sami Khedira, mirëpo ai përmendu emrat e Xavit dhe Iniestas, që konsiderohen si dy mesfushorët më të mirë në botë.

“Janë shumë futbollistë që mundohen të luajnë si unë në atë pozitë, duke më kopjuar nga pak. Por, vazhdoj ta them, jam më i miri në pozitën time sepse askush nuk mund të mbrohet sikurse unë, dhe të shënojë aq shumë gola sa unë”.