Vidal jashtë Barcelonës, menjëherë shfaqet klubi i ri

Arturo Vidal pritet të largohet nga Barcelona.

Sport

16/08/2019 08:21

Arturo Vidal është gjithnjë e më larg nga Barcelona.

Ish mesfushori i Juventusit nuk është ftuar për ndeshjen e xhiros së parë në La Ligë.

E përditshmja franceze “Le Parisien” shkruan se Vidal është nxjerrë në shitje dhe Barcelona është e gatshme ta përfshijë në ofertë për transferimin e Neymarit nga Paris Saint-Germain së bashku me Philippe Coutinhon dhe 60 milionë euro, përcjell lajmi.net.

Por, Vidal së fundmi është shfaqur sërish si objektiv i Interit dhe trajnerit Antonio Conte. /Lajmi.net/