Vidal, ilaç për Romën

Juventus ndeshet me Romën të dielën në Torino, dhe skuadra mysafire duhet të ketë kujdes nga mesfushori Arturo Vidal, i cili i ka shënuar rregullisht gola prej kur iu bashkua Bianconerëve.  

Sport

03/10/2014 14:17

Juventus pret Romën të dielën në Torino, në duelin e liderëve me pikë maksimale pas pesë xhirosh në Serie A.

Dhe, në mes shumë të tjerësh, mysafirët duhet të kenë kujdes nga mesfushori Arturo Vidal. Ylli kilian gjatë karrierës së deritashme ka krijuar një shprehi t’i shënojë rregullisht Romës.

Dy golat e tij të parë në një ndeshje në Serie A ia shënoi pikërisht Romës. Vidal realizoi dy herë në fitoren e Juventusit me rezultat 4:0 më 22 prill 2012. Ndryshon sezoni, por jo edhe rezultati. Bianconerët takohen me Romën më 5 tetor të edicionit 2012/13, dhe sërish i realizojnë katër herë.

Pirlo, Matri, Giovinco dhe sërish Vidal. Kurse, rasti më i ri në Juventus Stadium, fitore 3:0 e edicionit të shkuar.

Golashënues? I zakonshmi Vidal, Bonucci dhe Vucinic. A do të realizojë edhe të dielën, kjo mbetet të shihet.