Vidal-Chiellini, fiton Juventusi

Juventusi e ka vazhduar marshimin drejt mbrojtjes së titullit të kampionit, duke e kaluar edhe ‘pengesën’ e quajtur Bologna. ‘Zonja e Vjetër’ fitoi në udhëtim sonte me rezultat 2:0, duke e ruajtur distancën ndaj skuadrave përcjellëse. Arturo Vidal e ka vazhduar formën e jashtëzakonshme nëpër të cilën po kalon, duke qenë edhe një herë vendimtar…

Sport

06/12/2013 21:45

Juventusi e ka vazhduar marshimin drejt mbrojtjes së titullit të kampionit, duke e kaluar edhe ‘pengesën’ e quajtur Bologna. ‘Zonja e Vjetër’ fitoi në udhëtim sonte me rezultat 2:0, duke e ruajtur distancën ndaj skuadrave përcjellëse. Arturo Vidal e ka vazhduar formën e jashtëzakonshme nëpër të cilën po kalon, duke qenë edhe një herë vendimtar në fitoren e ekipit të tij.

Mesfushori kilian e kaloi ekipin ‘Bianconeri’ në avantazh në minutën e 13-të. Deri në fund, skuadra e Antonio Contes e menaxhoi mjaft mirë avantazhin e krijuar, madje duke e shënuar edhe një gol me anë të Giorgio Chiellinit në minutën e 90-të, dhe u kthye në shtëpi me tri pikë të rëndësishme, që e mbajnë në krye të tabelës, të shkëputur nga skuadrat tjera.

Pas 15 xhirosh të zhvilluara në Serie A, Juventusi arrin në kuotën e 40 pikëve, 6 më shumë se përcjellësi i parë, Roma, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.