Victoria Beckham zbulon se si marka e saj do të ndihmojë lëvizjen “Black Lives Matter”

Victoria thotë se industria e modës luan një rol të madh në barazinë racore.

ShowBiz

06/06/2020 10:01

Victoria Beckham ka zbuluar sesi marka e saj eponime do të përpiqet për ‘më shumë përfshirje dhe përfaqësim’ në mbështetje të lëvizjes Black Lives Matter, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Në një deklaratë në Instagram të premten, stilistja, 46 vjeçe, tha që ajo bëri një hap pas nga rrjetet sociale për të reflektuar se si ajo mund të diversifikojë biznesin e saj në dritën e vdekjes së pakuptimtë të George Floyd.

Gruaja e ish-futbollistit David Beckham njoftoi që ajo ka krijuar grupe të brendshme pune për të rishikuar kastin e kompanisë, furnitorët dhe partnerët, si dhe trajnime shtesë për ‘paragjykim të pavetëdijshëm’.

“Industria e modës ka një rol të madh për të luajtur në lëvizjen Black Lives Matter dhe unë mund të jem më mirë. Të gjithë mund të jemi më mirë ‘, deklaroi Victoria.

“Fillon me përfaqësim, si brenda biznesit tonë, ashtu edhe me ata që punojmë me jashtë”, shtoi ajo.

Duke përshkruar hapat që ajo do të ndërmarrë për të luftuar padrejtësinë racore, ikona e stilit shpjegoi: ‘Në Victoria Beckham, ne gjithmonë përpiqemi të jemi gjithëpërfshirës, ​​por duhet të shohim nga brenda dhe të jemi më të mirë”.

“Si hap i parë, ne kemi krijuar një grup pune të brendshëm për të parë gjithçka nga ekipet tona dhe talenti deri tek kasti ynë, furnitorët dhe partnerët. Ky grup do të ndihmojë që biznesi të jetë i përgjegjshëm dhe të sigurojë që veprimet tona afatshkurtra dhe afatgjata reflektojnë mësimet tona”, deklaron stilistja.

“Ne gjithashtu do të ofrojmë trainim shtesë dhe mbështetje për të siguruar që ne po dëgjojmë njëri-tjetrin, duke diskutuar me të vërtetë çështjet dhe duke identifikuar paragjykime të pavetëdijshme në veten tonë dhe biznesin më të gjerë”.

Nëna e katër fëmijëve u zotua të fillojë zhvillimin menjëherë.

“Kjo nuk do të ndryshojë ose do të zgjidhet brenda një dite, por ne nuk mund të presim qartë një ditë tjetër për të fillua, përqendrohemi në ngjarjet tragjike që janë theksuar së fundmi”, shkroi Victoria.

Ajo thotë se ndihet keq për racizmin e rrënjosur thellësisht në shoqëri, andaj synon gjithpërfshirje. /Lajmi.net/