Veturat ‘lundrojnë’ rrugëve të New York-ut (Foto&Video)

Shirat e mëdha, që nuk mbahen mend, kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të Nju Jorkut, ndërkohë që disa rrugë janë shndërruar në “lumenj”, duke bërë qindra shoferë të ngujuar të ikin nga veturat e tyre. 

Lajme

14/08/2014 15:42

Në disa vende, sidomos në Long Island, por edhe New Jersey, uji nëpër rrugë ka arritur nivelin prej 35 centimetrash, raporton CNN.

Shirat që ranë gjatë gjithë natës dhe të mërkurën tashmë kanë pushuar, por për pasojë është raportuar për një person të vdekur, dhjetëra të lënduar, ndërkohë që në disa zona si Long Island është shpallur ‘gjendje emergjente’.