Veturat e shtrenjta të politikanëve, a thu ku po i fitojnë kaq para
Nëse papunësia ka arritur shkallën më të lartë të saj dhe nëpër dyqane të lagjeve shumë njerëz marrin ushqime me listë, deputetët dhe ministrat shqiptarë lëvizin me vetura luksoze që e kalojnë madje edhe vlerën e 100 mijë eurove.

Lajme
Gazetari i agjencisë KosovaPress ka bërë një vëzhgim në Tiranë, ku ka filmuar veturat e disa politikanëve, kryesisht deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.
Rezulton se automjetet e tyre janë ndër më të shtrenjtët dhe prodhimet më të fundit.
Dominojnë kryesisht veturat të tipit Mercedes, prodhime te fundit që shkojnë deri në 100 mijë euro. Madje disa deputetë kanë luksin të kenë edhe shoferë, e disa të tjerë i drejtojnë vetë.
Kështu, për shembull, deputeti i majtë Koço Kokëdhima ka një veturë Mercedes që kushton, sipas kërkimeve të bëra në internet, rreth 50 mijë euro, ministri i Financave, Shkëlqim Cani përdor një Range Rover që kushton afro 70 mijë euro, deputeti Bashkim Fino përdor një Mercedes që shkon deri në 90 mijë euro.
Po kaq të shtrenjta janë edhe veturat private të deputetëve dhe ministrave të tjerë të Parlamentit të Shqipërisë. /KosovaPress/