Vetura transformohet në kafaz pulash

Këto fotografi të pazakonta e shfaqin një veturë të policisë, të viteve të 70’ta, e cila në mënyrë të habitshme është transformuar në një kafaz funksional të pulave. Artisti francez, Benedetto Bufalino e ka përdorur tërë pjesën e brendshme të veturës, duke e shndërruar atë një shtëpi komode për pula, ndërsa projektin e tij e…

Lifestyle

20/01/2014 08:05

Këto fotografi të pazakonta e shfaqin një veturë të policisë, të viteve të 70’ta, e cila në mënyrë të habitshme është transformuar në një kafaz funksional të pulave.

Artisti francez, Benedetto Bufalino e ka përdorur tërë pjesën e brendshme të veturës, duke e shndërruar atë një shtëpi komode për pula, ndërsa projektin e tij e ka quajtur ‘La voiture de police poulaillerí’.

Ai i hoqi të gjitha pjesët brenda makinës, duke lënë vetëm disa elemente, duke përfshirë këtu edhe timonin. Kurse, në pjesën e jashtme, ai i ka lënë shumicën e pjesëve, përfshirë këtu treguesit, dritat prapa dhe pas, dritat e emergjencës dhe dyert, të cilat janë hapur dhe janë ‘mbështjellë’ me tela, duke ju krijuar hapësirë më të madhe pulave.

Kohë pas kohe, ai ua hap dyert pulave, për të dalë edhe në hapësirë. Artisti thotë se nga transformimi i veturës, e ka nxjerrë një objekt skulpturor dhe një vend funksional.

Ai njihet për transformimin paksa komik të makinave dhe furgonave. Gjithashtu, në të kaluarën ai i kishte dhënë jetë një kutie të vjetër telefoni, duke e shndërruar në një akuarium gjigant për peshq.