Vetura përplaset për muri, vdes një person në Malishevë

Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetëaksidenti në fshatin Balinc të Malishevës.

Lajme

26/01/2020 10:25

Siç raporton policia, një person derisa ishte duke duke drejtuar veturën e tij nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë kushteve të rrugës, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një mur betoni, nga ku ka marrë lëndime vdekjeprurëse, përcjell lajmi.net.

“Fsh. Balinc, Malishevë 25.01.2020-01:15. Është raportuar se i dyshuari mashkull K/Shqiptar derisa ishte duke drejtuar veturën e tij nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë kushteve të rrugës, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një mur betoni. Përveç dëmeve materiale lëndime vdekjeprurës ka pësuar vetë drejtuesi vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Lajmi.net/