Vetura përplaset me autobusin dhe shpërthen në flakë

Mesditën e sotme, një veturë është përfshirë nga flakët në rrugën “Muhamet Gjollesha”, nëTiranë.

Lajme

27/01/2016 13:36

Sipas policisë, vetura tip “BMW” me targë “AA 233 DK” është përplasur me një autobus dhe më pas ka shpërthyer në flakë.

Mësohet se nga aksidenti nuk ka asnjë të lënduar. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje./Shekulli.al