Vetura milionëshe e Benzemas

Karim Benzema i befasoi tifozët e Real Madridit duke u larguar nga qendra stërvitore në Valdebebas me veturën e tipit Bugatti Veyron, që vlen rreth 2 milionë euro.

Sport

28/08/2014 21:34

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema ka mahnitur tifozët që ishin prezent në qendrën stërvitore të ekipit në Valdebebas.

Ylli francez u largua nga qendra pas përfundimit të seancës së sotme stërvitore me veturën Bugatti Veyron, që ka vlerë në treg prej rreth 2 milionë euro.

Një investim pa dyshim se shumë i madh, por i realizueshëm për një futbollist si Benzema i cili së fundmi ka konfirmuar të ardhmen e tij në Santiago Bernabeu deri më 2019, dhe atë me pagë mjaft të mirë.