Vetura më e shpejtë

Shumë shpejt, në treg do të dalë vetura më e shpejtë e parë ndonjëherë. E fuqishme 5 mijë kuaj fuqi, vetura e quajtur ‘Devel Sixteen’ do të mund ta arrijë shpejtësinë deri në 500 kilometra në orë. Në periudhën prej vetëm 1,8 sekondash, kjo super veturë mund ta arrijë shpejtësinë deri në 100 km/h. Lloji…

Auto & Tek

14/11/2013 19:00

Shumë shpejt, në treg do të dalë vetura më e shpejtë e parë ndonjëherë. E fuqishme 5 mijë kuaj fuqi, vetura e quajtur ‘Devel Sixteen’ do të mund ta arrijë shpejtësinë deri në 500 kilometra në orë. Në periudhën prej vetëm 1,8 sekondash, kjo super veturë mund ta arrijë shpejtësinë deri në 100 km/h.

Lloji i kësaj veture super luksoze është prezantuar në sallonin e automobilave në Dubai, ku kategoria e automobilave sportivë ka zgjuar interesim të madh.

Pronarëve të pasur të veturave super duket se nuk iu mjafton më që të sillen në rrugët e Dubait me Pagani, Lamborghini apo Ferrari, kështu që tri qytetet e Emirateve të Bashkuara Arabe janë bashkuar në tentim për t’i sfiduar industritë e mëdha automobilistike.

Që nga emri, kuptohet se ‘Devel Sixteen’ është një veturë me ide të qarta. Ai ka motor prej 16 cilindrash, siç e thonë konstruktorët, ndërsa mund të jetë në gjendje ta kalojë shpejtësinë prej 500 km/h.

Majid Al Attar, president i ‘Devel’, ka thënë se motori është zhvilluar në SHBA, i konstruktuar nga zero, për të arritur deri tek fuqia e hatashme prej 5,000 kuaj fuqi. Për dukjen e tij, s’kemi çka flasim.