Vetura luksoze e babait të Adnan Januzajt në Istog

Abedin Januzaj po kalon pushimet në Kosovë. Babai i Adnanit ndodhet në Istog pranë familjes e miqve të tij.

Sport

15/08/2019 14:56

Në pushimet e verës, Abedini ka ardhur në Kosovë me një veturë tejet luksoze.

Një muaj më parë në Kosovë ishte edhe djali i tij, futbollisti i njohur, Adnan Januzaj.

Djaloshi nga Lubozhda e Istogut është rikthyer në Spanjë ku këtë vikend fillon La Liga dhe pritet një edicion plot shpresë me Real Sociedad.