Vetura godet për vdekje një 81 vjeçar në Malishevë
Një veturë e cila drejtohej nga një femër dje rreth orës 17:00, në magjistralen Malishevë-Prishtinë, afër fshatit Tërpezë, goditur për vdekje një person të moshës 81 vjeçare.

Lajme
Policia bënë të ditur se aksidenti ka ndodhur kur një kalimtar i vitlindjes 1933 është goditur për vdekje nga një veturë e llojit BMW të cilën e ngiste një shofere.
Po ashtu lëndime të lehta thuhet se ka pësuar edhe një bashkudhëtar i cili në momentin kritik ndodhej në veturë.
“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku i Shtëpisë së Shëndetit nga Malisheva në vendin e aksidentit. Njësite policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer hetime lidhur me rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.