Vetura godet një femër në Obiliq, viktima në gjendje të rëndë

Një femër është aksidentuar dje në Obiliq.

Lajme

23/12/2018 08:12

Policia njofton se ka arrestuar dy persona në Obiliq, pasi dyshohet se me veturë me tabela vendore e kanë goditur këmbësoren femër.

Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, e  cila është pa vetëdije dhe në gjendje të rendë shëndetësore, përcjell lajmi.net.

“Janë  arrestuar vozitësi dhe pasagjeri  meshkuj K/Shqiptar, nën dyshimin se me veturë me tabela vendore, në rrethana të pa njohura, dyshohet se kanë goditur këmbësoren femër K/Shqiptare, e cila është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Viktima sipas mjekut kujdestar është pa vetëdije dhe në gjendje të rëndë shëndetësore. Viktima në QKUK-ë është identifikua nga prindi (babai) i sajë.  Me vendim të Prokurorit, dy  të dyshuarit pas intervistimit  dërgohen  në qendrën e  mbajtjes, për pocedura të mëtejme”. /Lajmi.net/