Vetura godet dy vajza të vogla në Prishtinë (Foto/Video)

Një aksident trafiku ka ndodhur në orët para të ditës së sotme, ku si pasojë janë lënduar dy vajza, ngjarje kjo që ka ndodhur në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.

Lajme

13/08/2015 16:56

Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci.

“Rreth orës 00:30 minuta në Prishtinë ka ndodhur një aksident, ku një veturë ka goditur dy këmbësor, pra vajza të vogla. Nga ky aksident njëra prej tyre ka pësuar lëndime pak më të rënda, ndërsa tjetra ka marr lëndime më të lehta. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe aktualisht janë duke hetuar rrethanat dhe shfaqjet e ndodhjes së aksidentit”, tha Borovci për lajmi.net.

Ndryshe, vendin e ngjarjes mund ta shihni në videon e dërguar nga lexuesit e lajmi.net.

Aksident ne rrugen "Haxhi Zeka"