Vetura del nga rruga dhe godet trafon e rrymës në Lluzan

Një veturë ka dalë nga rruga duke goditur një trafo të energjisë elektrike në magjistralen Prishtin-Podujeve.

Lajme

11/08/2015 13:26

Sipas policisë aksidenti është shkaktuar nga drejtuesi i automjetit i cili ka humbur kontrollin  dhe ka dalë nga rruga por ka shpëtuar pa lëndime të rënda.

Lajmi.net, ka siguruar një fotografi të vendit të ngjarjes ku shihet një veturë e tipi Citroen, që ka dalë nga rruga duke goditur trafon e energjisë elektrike që gjendet buzë rrugës magjistrale në fshatin Lluzan sot rreth orës 6:00 të mëngjesit.

“Me date 11.08.2015 rreth ores 06:00 ne fsh. Lluzhan ka ndodhur nje vetaksident me lendime te lehta. I dyshauri mashkull shqiptar i Kosovës me banim ne Podujeve derisa ishte duke drejtuar veturen ka dal nga rruga dhe ka goditur një trafo e rrymes”, ka bërë të ditur zëdhnësi i PK-së, Baki Kelani.

Sipas tij i lenduari pas tretmanit mjekesor ne QKUK eshte liruar, ndërsa policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në vendngjarje. (lajmi.net)

Foto nga aksidenti në Lluzan