Vetura bie nga kati i katërt, shoferi nuk dëmtohet rëndë

Ky është momenti shokues kur një veturë bie nga kati i katërt i një garazhi parkimi në Towson, Maryland.

Fun

26/03/2016 10:07

Videoja u filmua nga kamera mbikëqyrëse dhe u publikua nga policia e qarkut të Baltimore.

Shoferi i automjetit ishte duke zënë një vend parkimi kur në atë moment u përplas me një barrier dhe më pas ra poshtë.

Policia raportoi se shoferi është shoqëruar në spital por nuk pati dëmtime të rënda.

ht-car-falls-off-parkinglot-mm-160324-4x3-992 ht-car-falls-off-parkinglot-07-mm-160324-12x5-1600-655x356_9955 ht-car-falls-off-parkinglot-05-mm-160324-4x3-992