Vetura aksidenton një fëmijë dy vjeçar në Mitrovicë

Një fëmijë dy vjeç ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në magjistralen Mitrovicë – Pejë, në fshatin Runik.

Lajme

01/02/2016 14:57

Fëmija ka marrë lëndime nga një veturë në lëvizje dhe tashmë gjendet në Qendrën Klinike Universitare për trajtim mjekësor.

Aksidenti raportohet të ketë ndodhur sot rreth orës 07:40.

Këtë për KosovaPress e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.

Ai, konfirmoi se drejtuesit të automjetit i është caktuar masa e ndalimit policor.