Vettel triumfon në Japoni
Ngasësi i Red Bullit, Sebastian Vettel fitoi garën për Çmimin e Madh të Japonisë në Formula 1, para kolegu të tij Mark Webber por duhet të pres ende para se ta sigurojë titullin e tij të katërt të njëpasnjëshëm. Vettel tani ka 90 pikë epërsi ndaj rivalit kryesor, Fernando Alonso në Ferrari, 100 pikë në…

Sport
Ngasësi i Red Bullit, Sebastian Vettel fitoi garën për Çmimin e Madh të Japonisë në Formula 1, para kolegu të tij Mark Webber por duhet të pres ende para se ta sigurojë titullin e tij të katërt të njëpasnjëshëm.
Vettel tani ka 90 pikë epërsi ndaj rivalit kryesor, Fernando Alonso në Ferrari, 100 pikë në dispozicion nga katër garat e mbetura. Dhe, ai mund të shpallet kampion në garën e radhës në Indi. Alonso përfundoi i katërti pas Mark Webberit dhe Romain Grosjean në Lotus.
Fitorja e pestë e njëpasnjëshme e Vettelit erdhi pas një strategjie të ekzekutuar jashtëzakonisht mirë. Ngasësi i Lotusit, Kimi Raikkonen doli i pesti para Nico Hulkenberg në Sauber.
Esteban Gutierrez përfundoi i shtati në bolidin tjetër të Sauberit.