Vettel: Schumacher shoferi më i mirë i të gjitha kohërave në F1

Sebastian Vettel beson se legjenda e Ferrarit, Michael Schumacher ende është shoferi më i mirë në histori të Formula 1, pavarësisht se Lewis Hamilton ka barazuar rekordin e tij prej shtatë titujve botërorë së fundi.

Sport

25/11/2020 16:39

Hamilton këtë rekord e arriti pas fitores në garën për Çmimin e Madh të Turqisë. Edhe pse u nis nga vendi i gjashtë, me një paraqitje të mirë në këtë garë, ai arriti triumfin.

Sidoqoftë, Vettel ka insistuar që ‘Michael është akoma më i miri i të gjitha kohërave’.

Vettel, i cili do të lë Ferrarin për Austin Martin në sezonin tjetër ka thënë: Unë akoma them se Michael është më i miri i të gjitha kohërave për mua”.

“Kur ai zbriti në të, ai hapi një lloj niveli shtesë. Unë kurrë nuk kam ndjerë këtë magjepsje, këtë talent tek askush tjetër”./Lajmi.net/