Vettel nuk mendon për titull

Sebastian Vettel është favorit për të fituar titullin e katërt me radhë në Formula 1. Por, ngasësi i Red Bullit qëndron me këmbë në tokë dhe refuzon të mendojë për triumf. Sebastian Vettel ka thënë se nuk guxon të shpërqendrohet nga mendimet se është në prag të fitojë titullin e katërt të njëpasnjëshëm në Formula…

Sport

06/09/2013 10:20

Sebastian Vettel është favorit për të fituar titullin e katërt me radhë në Formula 1. Por, ngasësi i Red Bullit qëndron me këmbë në tokë dhe refuzon të mendojë për triumf.

Sebastian Vettel ka thënë se nuk guxon të shpërqendrohet nga mendimet se është në prag të fitojë titullin e katërt të njëpasnjëshëm në Formula 1.

Ngasësi i Red Bullit është favorit për të rrëmbyer kurorën e këtij edicioni pasi ka epërsi të konsiderueshme prej 46 pikësh ndaj Fernando Alonsos, para garës për Çmimin e Madh të Italisë këtë fundjavë.

Por, edhe pse është në seri të rezultateve pozitive, Vettel ka insistuar se nuk guxon të mendojë për arritjen e objektivit.

“Mendoj se përqendrimi duhet të jetë tek qdo garë që më pret dhe jo të shpërqendrohem nga ato që ndodhin përreth”, shpjegoi Vettel.

“Mendoj se kemi pasur raste kur një ngasës ka qenë në pozitë të volitshme por pas disa gabimesh ai e humbi avantazhin. Preferoj të përqendrohem tek e tashmja, dhe ngadalë të shkoj drejt cakut”, u shpreh gjermani.