Vettel dominon në Monza
Ngasësi i Red Bullit, Sebastian Vettel mposhti rivalin për titull Fernando Alonso në Ferrari me paraqitje dominuese në Monza, në garën për Çmimin e Madh të Italisë në Formula 1. Fitorja – e gjashta këtë vit e gjermanit – e shtoi epërsinë e tij në renditjen e përgjithshme në 53 pikë, më tepër se dy…

Sport
Ngasësi i Red Bullit, Sebastian Vettel mposhti rivalin për titull Fernando Alonso në Ferrari me paraqitje dominuese në Monza, në garën për Çmimin e Madh të Italisë në Formula 1.
Fitorja – e gjashta këtë vit e gjermanit – e shtoi epërsinë e tij në renditjen e përgjithshme në 53 pikë, më tepër se dy fitore, 175 pikë në dispozicion nga shtatë garat e mbetura.
Mark Webber në bolidin tjetër të Red Bullit mposhti Felipe Massan në Ferrari për të kompletuar podiumin. Lewis Hamilton në Mercedes doli i nënti pasi ishte nisur nga pozita e 12-të.
Rezultatet e garës:
1. Sebastian Vettel 1:18:33.352
2. Fernando Alonso +00:05.467
3. Mark Webber +00:06.350
4. Felipe Massa +00:09.361
5. Nico Hulkenberg +00:10.355
6. Nico Rosberg +00:10.999
Renditja e përgjithshme:
1. Sebastian Vettel 222 pikë
2. Fernando Alonso 169
3. Lewis Hamilton 141
4. Kimi Raikkonen 134
5. Mark Webber 130
6. Nico Rosberg 104