Vettel dominon në Abu Dhabi

Sebastian Vettel në Red Bull dominoi në garën për Çmimin e Madh të Abu Dhabit duke fituar garën e shtatë të njëpasnjëshme në Formula 1. Gjermani, tashmë kampion i botës për edicionin e katërt me radhë, udhëhoqi në secilin xhiro duke mposhtur kolegun e tij nga Red Bull, Mark Webber, Nico Rosbergun në Mercedes dhe…

Sport

03/11/2013 15:00

Sebastian Vettel në Red Bull dominoi në garën për Çmimin e Madh të Abu Dhabit duke fituar garën e shtatë të njëpasnjëshme në Formula 1.

Gjermani, tashmë kampion i botës për edicionin e katërt me radhë, udhëhoqi në secilin xhiro duke mposhtur kolegun e tij nga Red Bull, Mark Webber, Nico Rosbergun në Mercedes dhe Romain Grosjeanin në Lotus.

Fernando Alonso në Ferrari përfundoi i pesti para Paul di Restas në Force India dhe Lewis Hamiltonit në Mercedes. Por, spanjolli është nën hetime për një tejkalim prej jashtë shtegut. “Bolidi ishte i shkëlqyeshëm.

Nuk mund të them asgjë më tepër. Dallimi ishte i madh, kjo erdhi si befasi e madhe për mua”, deklaroi Vettel.