Veton Surroi nuk e pohon e as mohon ambicien për president

Shkrimtari dhe publicisti Veton Surroi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend.

Lajme

21/09/2020 22:23

Surroi në “Debat Plus” ka thënë se në Kosovë ka një krizë legjitimiteti politik.

“Duhet të ketë ri legjitimim politik. Datën e zgjedhjeve duhet ta caktojnë vet partitë politike”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Publicisti ka thënë se zhvillimet me Vjosa Osmanin tregojnë se edhe brenda LDK-së ka një krizë të brendshme legjitimiteti.

Veton Surroi është pyetur nëse ka ambicie për t’u bërë president.

“Asnjëherë nuk kam shprehur interes apo mos interes për asnjë gjë. Nuk kam qenë i përfshirë në këtë çështje…Nuk jam tërhequr nga kontributi publik kur mund ta jap atë kontribut”, tha ndër të tjera Veton Surroi