Vetëvritet një grua në Bellobrad të Dragashit
Një grua i ka dhënë fund jetës së saj në Bellobrad të Dragashit. Policia ka konfirmuar vdekjen tragjike të gruas.
Lajme
Të shtunën, në Bellobrad të Opojës, komuna e Dragashit, një grua 61-vjeçare ka kryer vetëvrasje, duke e varur veten. Shkaqet dhe motivet që e kanë çuar deri në këtë akt, ende janë të panjohura. Policia ka dalë në vendngjarje, ku ka kryer hetimet e para, bashkë me institucionet përkatëse. Trupi i viktimës është shpënë në Prishtinë për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.