Vetëvritet një çift në natën e Krishtlindjes, shkak problemet me para

Prindërit e dy fëmijëve, vranë veten në natën e Krishtlindjes, për shkak të shqetësimit që nuk kishin para, thanë komshinjtë e tyre. 

Bota

26/12/2014 23:59

Jan dhe Julia Tshabalala, para se të kryenin aktin, ishin parë nga dritarja tek endeshin nëpër shtëpi. Të dy në të 30-tat, prindër të dy fëmijëve 5 dhe 7 vjeç, i kishin dërguar fëmijët tek të afërmit e tyre, me pretekstin që po bëheshin gati për festë. 

Besohet që ata kryen këtë akt për shkak që kishin problem të mëdha financiare. 

Siç shkruan Mirror, babai 33 vjeçar, besohet të ketë varur veten, por jo e njëjta mund të thuhet edhe për nënën 30 vjeçe, transmeton lajmi.net.

Nuk është ende e qartë si ka vdekur ajo, por dyshohet pas plagëve që i ka shkaktuar vetes.

Ky rast po hetohet si vrasje e dyfishtë, por ende nuk ka të dhëna të sakta.

Fqinjët e çiftit, i përshkruan ata si komshinj të mirë dhe shumë të sjellshëm.

Ata fatkeqësisht ishin gjetur pa shenja jete, ndërkohë policia është duke punuar për të zbardhur rrethanat e vdekjes së tyre, por nuk është në kërkim të askujt në lidhje me këtë ngjarje.