Vetëvriten dy serbë dhe një shqiptar
Dy serbë dhe një shqiptar kanë bërë vetëvrasje, duke e varur vetën gjatë njëzet e katër orëve të fundit.
Lajme
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës, e cila thotë se vetëvrasje ka bërë një serb në Leshak të Leposaviqit, një tjetër në Zveqan dhe një shqiptar në Ferizaj.
Vdekjen e viktimave e kanë konstatuar mjekët kujdestarë. Kurse, me urdhër të prokurorit trupat e pajetë u janë liruar familjarëve.