Vetëvrasje për Unitedin

Një person që besohet se ishte tifoz i Manchester Unitedit ka bërë vetëvrasje të shtunën në qytetin Pipeline në Najrobi pas humbjes së ekipit nga Newcastle United me rezultat 1:0. Policia ka njoftuar se John Jimmy Macharia, 23-vjeç, kërceu nga kati i shtatë i një ndërtese pasi mësoi se skuadra e tij e zemrës humbi…

Sport

08/12/2013 15:47

Një person që besohet se ishte tifoz i Manchester Unitedit ka bërë vetëvrasje të shtunën në qytetin Pipeline në Najrobi pas humbjes së ekipit nga Newcastle United me rezultat 1:0.

Policia ka njoftuar se John Jimmy Macharia, 23-vjeç, kërceu nga kati i shtatë i një ndërtese pasi mësoi se skuadra e tij e zemrës humbi duelin në Old Trafford.

Shokët e viktimës i kanë thënë policisë se ai nuk mund ta përballonte dot humbjen e dytë të njëpasnjëshme të Unitedit, brenda një jave. Macharia thuhet se ra me kokë dhe vdiq menjëherë.

Manchester United humbi për herë të dytë brenda katër ditësh pasi goli nga Yohan Cabaye ia siguroi Newcastles fitoren e parë në Old Trafford nga viti 1972.