Vetëvendosje tregon se në cilin qytet do ta fillojë zyrtarisht fushatën

Të mërkurën, pra më 25 shtator fillon zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet e 6 tetorit.

Lajme

22/09/2019 21:17

Të mërkurën, pra më 25 shtator fillon zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet e 6 tetorit.

Lëvizja Vetëvendosje, ka bërë të ditur se fushatën e saj zgjedhore do ta fillojë në qytetin e Mitrovicës.

Përmes një postimi në profilin zyrtar të këtij subjekti politik, është bërë e ditur se fushatën zgjedhore do ta hapë në ora 16:00, në në Sallën e Sporteve “Minatori”, në Mitrovicë, përcjell lajmi.net.

Përmes fotografisë të publikuar, është bërë e ditur se hapjen e fushatës do ta bëj lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i cili njëherësh është edhe kandidat për kryeministër.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

Qytetarët prej vitesh presin ndryshimin, që Kosova të kthehet nga e mbara.

Më në fund, erdhi dita për ta bërë realitet këtë dëshirë.

Fushata zgjedhore e Lëvizjes VETËVENDOSJE! do të nisë në Mitrovicën emblematike.

Do të nisë prej qytetit që do të bëhet motori i zhvillimit ekonomik.

Ftojini të gjithë të marrin pjesë në tubimin e hapjes së fushatës zgjedhore, të mërkurën më 25 shtator, në orën 16:00, në Sallën e Sporteve “Minatori”, në Mitrovicë. /Lajmi.net/