Vetëvendosje thotë se janë arrestuar 10 protestues

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se Policia e Kosovës , ka arrestuar deri më tani 10 qytetarë në protestat e sotme.

Lajme

24/10/2015 01:43

Vetëvendosje me anë të një reagimi për media ka thënë se policia po ndjek protestuesit larg qendrës së qytetit.

“Policia deri tash ka arrestuar mbi 10 persona. Protestuesit po ndiqen nëpër rrugë e lagje larg qendrës së qytetit. Ata po kërkohen gjithandej nga policët e panumërt dhe civilët që ky pushtet ka nxjerrë në rrugë për t’i ndërsyer kundër aktivistëve dhe në mbrojtje të “Zajednicës’”, thuhet në reagim.