Vetëvendosje: Qeveria e re nuk ka sjellë asnjë njohje

Puhie Demaku nga Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se Kosova nuk ka marr asnjë njohje të pavarësisë që nga udhëheqja e ministrisë së Punëve të Jashtme nga Hashim Thaçi. Sipas saj, Thaçi po shfrytëzon këtë pozitë për të promovuar vetën për postin e presidentit.

Lajme

09/05/2015 16:37

Ajo në një konferencë për media ka thënë se emri negativ i Thaçit po degradon pozicionin edhe ashtu i brishtë të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“As edhe një njohje nuk erdhi prej gjatë këtyre muajve që ai udhëheq këtë dikaster e ndërkohë vazhdon rrënimi i shërbimeve të jashtme nga ana e tij, nga kusheri e militantët sot postet e ambasadorëve shpërndahen tek ish vartësit të cilët kontribuuan në aferën pronto”, ka thënë ajo.

Demaku u ndal edhe te deklaratat e zëvendësministrit Petrit Selimit, ndaj kryetarit të Lidhjes Shqiptaro Amerikane,ish –Kongresmeni Joseph Dioguardi, duke e quajtur ato si ofendim pasi që e ka krahasuar me ata që pozicionuar si armiqtë e kombit tonë.

“Qëndrimi është tepër i thjesht, nuk je mik i Kosovës nëse nuk je me ne, pra me Qeverinë dhe nuk je mik me Qeverinë nëse je kundër krimit dhe korrupsionit “, ka thënë ajo.

Ajo shtoi se Vetëvendosje përkrah raportin e kryetarit të Lidhjes Shqiptaro Amerikane, ish –Kongresmeni Joseph Dioguardi, si dhe kërkesën e mërgatës shqiptare për dorëheqjen e Petrit Selimit. /Kosovapress/