Vetëvendosje: Paramilitarët e PDK-së sulmuan aktivistët tanë

Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në rrejte sociale ka deklaruar që katër persona në mesin e të cilëve edhe djemtë e Sabit Gecit, kanë sulmuar aktivistët e Vetëvendosjes në selinë e tyre në Prishtinë.

Lajme

21/09/2015 22:41

Sipas njoftimit nga LVV-ja, aktivistët e kësaj partie opozitare janë sulmuar nga “paramilitarët” e PDK-së.

Ja njoftimi i plotë I LVV-së në Facebook:

Paramilitarët e PDK-së sulmojnë aktivistët e Lëvizjes në zyren e tyre

Rreth orës 21:20 katër persona, nga të cilët dy të armatosur, kanë sulmuar dy aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! brenda në hollin e zyrës dhe para objektit.

Dy nga sulmuesit ishin djemt e Sabit Gecit, Alban dhe Kushtrim Geci të cilët kanë të kaluar kriminale. Policia i arrestoi këta dy persona ndërsa dy të tjerë kanë ikur.

Dy aktivistë të Lëvizjes janë therrur me thikë dhe po trajtohen në QKUK.

Ky sulm është sulm i planifikuar ndaj Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe êshtë i papranueshëm. Të tilla sulme nuk e ndalin Lëvizjen në kauzën e saj të drejtë.