Vetëvendosje nuk e uron Majlinda Kelmendin

Pas fitores historike të Majlinda Kelmendit, por edhe të Kosovës në Lojërat Olimpike, të gjithë shqiptarët anë e mbanë uruan Majlindën me fjalët më të mira. Mirëpo, ndryshe ndodhi me Vetëvendosjen. Përpos kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmetit, askujt tjetër nga partia e tij nuk i ra ndër mend ta urojnë Majlindën për këtë fitore madhështore.

Lajme

08/08/2016 09:43

Fitorja e Majlindës në Lojërat Olimpike u urua nga pothuajse të gjithë liderët e partive politike, por jo nga lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri. Këtij të fundit me sa duket i ka penguar flamuri i Kosovës i cili ka valuar në krahët e Majlindës në Lojërat Olimpike.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti tani pjesëtar i Vetëvendosjes e dikur pjesëtar i FER’it, ka uruar Majlindën me fjalë shumë të mira. E kundërta ndodhi me konservativët e partisë së tij Vetëvendosjes, të cilët nuk morën mundin të shkruanin asnjë fjalë për fitoren historike të Majlindës dhe të Kosovës në Lojërat Olimpike.

Edhe Ish pjesëtari i Vetëvendosjes, tani deputet i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Ilir Deda ka uruar Majlindën për medaljen, duke e quajtur “Golden Majlinda Kelmendi. Urime Kosovë”. /Express