Vetëvendosje nuk e bojkoton Kuvendin për Haradinajn, siç bëri AAK dhe Nisma
AAK dhe Nisma kanë vendosur që t’i bojkotojnë punimet e Kuvendit të Kosovës deri më 6 prill, datën kur Ramush Haradinaj do të dalë sërish para Gjykatës së Apelit në Colmar të Francës.

Lajme
Megjithatë, kështu nuk do të veprojë edhe subjekti tjetër opozitar, Lëvizja Vetëvendosje.
Lajmi.net ka provuar sot gjatë gjithë ditës që të merr një konfirmon nga Vetëvendosje, mirëpo diçka e tillë nuk ka ndodhur.
Ndërkohë, lajmi.net merr vesh nga burime brenda VV-së e kjo parti nuk do t’i bojkotojë punimet e Kuvendit.
Mirëpo, VV-ja do ta mbështesë protestën e thirrur nga AAK-ja në mbështetje të Haradinajt që të shtunën mbahet në Prishtinë. /Lajmi.net/