Vetëvendosje i dinte keqpërdorimet e Bashotës

Kryetari i Degës së Lëvizjes Vetëvendosje në komunën e Klinës, Skënder Merturi, thotë se kjo është hera e tretë që bastiset kryetari i komunës së Klinës, Sokol Bashota dhe shoferi i tij.

Lajme

04/02/2016 13:56

“Klina si komunë njihet për bastisje të shumta si rrjedhojë e punës jo të mirë të kryetarit edhe stafit tij të ngushtë. Ne si Lëvizje kemi bërë kallëzim penal në Pejë edhe tani po vërehet se këtu ka shumë keqpërdorime të parasë publike”, ka deklaruar Merturi, raporton lajmi.net

Ai thotë se në Asamblenë Komunale, e ka përmendur disa herë që Prokuroria e Shtetit ka punë në komunën e Klinës.

“Ne presim që drejtësia ta çojë deri në fund këtë rast edhe raste të tjera”, është shprehur Merturi për lajmi.net

Kryetarit të komunës së Klinës, Sokol Bashota, i janë bastisur sot pronat me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. Po ashtu, janë bastisur edhe zyrat e tjera të komunës, shoferi i Bashotës dhe menaxheri i prokurimit në këtë komunë. /lajmi.net