Vetëvendosje e mban sekret si dhe sa e pagoi këshilltarin amerikan të Kurtit
Pak kujt i kishte rënë të dëgjonte për emrin e Tienmu Ma, deri në raportimin e presidentit Thaçi në Komisionin Hetimor për deportimin e gjashtë shtetasve turq jashtë Kosovës. Në komision, presidenti e kishte përmendur Tienmu Ma si ekspert i cili ka lidhje të afërta me Vetëvendosjen. Jo shumë kohë më pas, kur Albin Kurti kishte ardhur në pushtet, e kishte emëruar Tienmu Ma si këshilltar të jashtëm. I njëjti, ndonëse Kurti nuk është më në pushtet, është parë në aktivitete të Vetëvendosjes. Por, mënyra e financimit të tij nuk është bërë kurrë publike.
Copy and paste this URL into your WordPress site to embed
Copy and paste this code into your site to embed