Vetëvendosje e Albin Kurtit garon me numër 116

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar sot procesin e tërheqjes së shortit për caktimin e numrave të subjekteve politike që do të jenë të renditura në fletëvotim për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit. Në këtë proces, një nga subjektet e para që ka tërhequr numrin e saj ka qenë Lëvizja Vetëvendosje, e cila…

Lajme

07/12/2025 14:26

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar sot procesin e tërheqjes së shortit për caktimin e numrave të subjekteve politike që do të jenë të renditura në fletëvotim për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Në këtë proces, një nga subjektet e para që ka tërhequr numrin e saj ka qenë Lëvizja Vetëvendosje, e cila do të garojë në këto zgjedhje me numrin 116, raporton lajmi.net

Ky numër do të shfaqet pranë emrit të partisë në fletëvotim, duke shërbyer si identifikues për votuesit./Lajmi.net/