Vetëvendosje: Arrestohet aktivisti Shkëlqim Morina
Lëvizja Vetëvendosje, përmes një njoftimi për media, ka bërë të ditur se policia sot ka arrestuar aktivistin e tyre, Shkëlqim Morina.

Lajme
Sipas VV-së, Morina është arrestuar derisa po shkonte në punën e tij.
“Edhe një kidnapim i ri i aktivistëve të VETËVENDOSJE!-s të cilëve Policia asnjëherë nuk ju tregon se pse po arrestohen dhe ku po i dërgojnë”.
“Kjo sjellje e pushtetit është e patolerueshme. Isa Mustafa është në krizë të legjitimitetit për shkak të vendimeve jopopullore të tij. Këtë krizë ai po mundohet ta zgjidhë përmes dhunës policore. Por shndërrimi i vendit në shtet policor vetëm sa do ta përshpejtojë rënien e pushtetit”, thuhet në njoftimin e VV-së. /lajmi.net