Veterani i UÇK-së ofron pesë banesa për familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri

Qytetarët e Kosovës po vazhdojë të ofrojnë ndihmë për të prekur nga tërmeti.

Lajme

27/11/2019 23:21

Veterani i UÇK-së, Gëzim Hasani ka njoftuar se është i gatshëm të afroj pesë banesa për pesë familje për strehim, për qytetarët që janë prekur nga tërmeti që goditi Shqipërinë mëngjesin e së martë, përcjell lajmi.net.

Njoftimi i plotë:

Situata në Shqipëri po bëhet dramatike! Shumë familje kanë nevojë për ndihmën tonë! Zoti ju ndihmoft atyre qe humben me të dashurit e tyre Unë personalisht jam i gatëshum të ju afroj 5 banesa për 5 Familje për strehim në Prishtinë mund të me kontaktoni ne nr 0038345444222, 00383900393, zoti ju bekoftë???! Jam veteran i UÇK dhe tani punoj ne FSK jam Gzim Hasani. /Lajmi.net/