Veteranëve të luftës iu bëhet pagesa e pensioneve

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka njoftuar se Ministria e Financave ka bërë pagesën e pensioneve të veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lajme

09/12/2016 15:43

“Pas kursimeve që i kemi bërë, mundësive për kursime të mëtejshme në disa kategori si dhe konsultimeve me Ministrinë e Financave, ju njoftojmë se sot bëhet pagesa e pensioneve të veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Abrashi në Facebook./Lajmi.net