Veteranët nuk u besojnë Limajt e Shalës
Komandanti i batalionit të dytë “Ruzhdi Salihu”, që ka operuar në fshatin Krojmir të Lipjanit, Ramiz Qeriqi, i njohur me nofkën Komandant Luani, bashkë me 16 udhëheqës të tjerë të këtij batalioni dyshojnë se do të ketë parregullsi në listën e veteranëve të UÇK-së, të cilën e kanë përgatitur krerët e Partisë Nisma, Fatmir Limaj e deputeti Haxhi Shala, shkruan sot Koha Ditore.
Lajme
Limaj në atë kohë ka qenë komandant i Brigadës së Zonës së Pashtrikut, për të kaluar më pas si komandant i përgjithshëm i policisë në nivel të Shtabit të Përgjithshëm, ndërsa Haxhi Shala bëhet komandant.
Dyshimet e Qeriqit dhe të bashkëluftëtarëve të tij bazohen në atë se Limaj dhe Shala në atë kohë formuan partinë politike Nisma dhe në fazën e verifikimit kanë ftuar njerëz të këtij subjekti politik.
Gjithashtu, përveç verifikimit, udhëheqësit e këtij batalioni dyshojnë se në listë të veteranëve janë futur njerëz që nuk kanë qenë në luftë, vetëm pse e kanë përkrahur këtë parti politike./Koha Ditore/